-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër ‘finalja’ Kosovë-Turqi, Foda: Duhet ta mbajmë ‘kokën në vend’

Kryesoret

Kosova nesër do të përballet me Turqinë në finalen që vlen një biletë për në Botëror. Trajneri Franko Foda deklaroi se shanset për të kaluar janë të barabarta.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë edhe në aspektin e lojtarëve individualë si Jildiz, Gyler e Çalhanoglu, janë kualitativ, por dhe ne jemi të mirë. Jemi në finale me plot meritë, gjasat për të kaluar më tej janë 50 me 50. Ne do të japim gjithçka për të fituar.

Po luajmë për kualifikimin në Botëror. Është mirë që jemi të motivuar, por ta mbajmë “kokën në vend”. Natyrisht nuk do ta zbuloj taktikën që do ta zbatoj në lojë. E rëndësishme është që i njohim forcat dhe dobësitë e Turqisë.

Nesër të performojmë me idetë dhe parimet tona. Turqia është e fortë si në lojë ashtu edhe në kombinime. Loja e tyre bazohet në pasime të shkurtra, por me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi në kundërsulm”, tha Foda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit