-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paralajmërimi i fortë i historianit Llalla: Kacifasi i dytë në Korçë? SHISH gjumë (FOTOT)

Kryesoret

Historiani i njohur Arben Llalla ngre alarmin për të zgjuar institucionet nga gjumi duke shkruar se një shqiptar nga Korça lëviz lirshëm në mes të ditës me veshje ushtarake të ushtrisë greke duke u betuar më tej për të dhënë jetën për fqinjët në rast lufte me Shqipërinë. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Llalla jep edhe detaje të tjera dhe sigurisht fotot konkrete të personit në fjalë.

“Ushtria greke zbarkon në Korçë? Apo kemi të bëjmë me korçarë si Kacifa i Bularatit? Fotot flasin për njerëz me veshje ushtarake të ushtrisë greke të cilët lëvizin në kufirin shqiptar në zonën e Korçës dhe betohen për të dhënë jetën për Greqinë në rast lufte me Shqipërinë. Shihen dhe ambientet e shtëpisë në Korçë me flamuj grek ashtu si Kacifa i Bularatit.

Nuk e di nëse Ligoraq Karamelo dhe Qirjako Thomas nga Erseka nëse kanë dijeni sepse janë drejtues të PBDNJ dhe OMONIA të qarkut të Korçës.

SHISHiiii gjumë, gjumë natë e ditë. RENEA të jetë gati 7/24 orë, nuk i dihet në këtë periudhë të trubullt të Pashkëve çfarë ka ndërmend Kacifa i Korçës” shkruan ai.

Paralajmërimi i historianit Llalla është i fortë, ashtu sikur bëri edhe për Konstadin Kacifasin në vitin 2018 disa muaj para se të ndodhte ngjarja në Bularat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit