Kryeministri Edi Rama mblodhi sot qeverinë duke miratuar së pari emrin e drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, që do të jetë Skënder Hita. Më pas përpos vendimeve të tjera, pati një pjesë të hapur për median duke shpjeguar procesin e ecurisë së negociatave me BE-në.
“Është me rëndësi për të pasur parasysh gjithë hapat e mëtejshëm sidomos kalendarin, pasi në bazë të planit të përbashkët me Komisionin Euopian, na duhet të ecim pa humbur asnjë afat dhe nga ana tjetër prezantimi do të vazhdojë edhe me planin e rritjes që është i lidhur merr reforma dhe masa që duhen përmbushur”, tha Rama.
Preku disa pika, por e vendosi theksin tek inspektoratet. “Mbrojtjes së reformës nga ndërhyrjet partiake dhe qokat politike. Ajo që ka filluar me AKU të vazhdojë me të gjitha inspektoratet e tjera” tha ai.









