Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar pas raportimeve nga grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” në Telegram se i kishin sulmuar.
Reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme
Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën.
Reagimi i Gjykatës së Lartë
Pershendetje! Ne lidhje me interesimin tuaj, ju bejme me dije se Gjykata e Larte, nuk ka pesuar sulm kibernetik, por sipas protendimeve te Homeland Justice, grupit ne Telegram, ka pesuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila eshte ne menaxhimin e plote te KLGj, dhe nuk ka asnje lidhje me sistemin e brendshem apo faqen zyrtare te Gjykates se Larte.









