Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është shprehur se së bashku me deputetët Tedi Blushi dhe Vangjel Dule, ka zhvilluar një takim me raporterët për Shqipërinë në komisionin e monitorimit në Këshillin e Europës, z Ionut-Marian Stroe dhe z Pavel Jablonski.
Postimi i Mediut
Sot në zyrat e Kuvendit bashkë me kolegët Duke dhe Blushi zhvilluam një takim me raporterët për Shqipërinë në komisjonin e monitorimit në Këshillin e Europës, z Ionut-Marian Stroe dhe z Pavel Jablonski.
Në këtë takim u diskutuan shqetësimet e Këshillit të Europës për mungesën e ligjit dhe funksionimin e institucioneve, mungesa e zgjedhje të lira dhe të ndershme, nevoja për drejtësi të pavarur, ndikimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri si dhe kontrolli i medias.
Gjatë takimit theksova se në Shqipëri kemi pushtetin absolut të kryeministrit në shkelje të kushtetutës dhe ligjit dhe rrënimit të parlamentarizmit.
Lidhja e qeverisë me krimin e organizuar dhe korrupsionin është një realitet i diktuar nga qeveria, e cila i përdor për të ndikuar dhe manipuluar zgjedhjet, sic eshte provuar dhe nga vëzhguesit e Këshillit të Europës në zgjedhjet parlamentare dhe raporti i OSBE/ODHIR
Qeveria ka përdorur drejtësinë kundër liderëve të opozitës për qëllime politike dhe elktorale dhe shkatërruar opozitarizmin.