Kryeministri Edi Rama ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë 4 në Tiranë, ku ka kërkuar mobilizim të plotë për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe forcim të organizimit të brendshëm të partisë.
Më tej, premtoi dyfishimin e shpërblimit për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta.
“Qeveria do të ndihmojë njerëzit, që janë me aftësi ndryshe. Shteti do ua paguajë sigurimet shoqërore. Do dyfishojmë shpërblimet për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta. Po ngremë një ekonomi që po rrit mundësitë. Rritja vazhdon që të jetë e qëndrueshme. Shpresojmë që rritja ekonomike mos të goditet nga ajo që ndodh në arenën ndërkombëtare. Po rrisim prodhimin e energjisë”, u shpreh Rama.









