Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit foli për situatën e zhvilluar brenda Parlamentit nga seanca e sotme plenare.
“Janë miratur 7 projektligje pa u diskutuar me opozitën. Është humbje kohe të diskutohet me Peleshin, ai është i komanduar nga Taulant Balla. Kuvendi duhet të garantojë standartet minimale dhe të drejtat e opozitës. Niko Peleshi e kthen Kuvendin në jofunksional, e ka katandisur në mos më keq. Deputetët femra të opozitës u kërcënuan nga një njeri që për shkak të frikës që ka, nuk ka guximin të merret me burrat në Kuvend dhe është e disata seancë që merret me gratë”, u shpreh Bradhi.









