Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka njoftuar për takimin që ka zhvilluar me drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, i cili shpreh angazhimin e plotë në mbështetje të sistemit të drejtësisë.
Postimi i Gogut
U takova me drejtuesit e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Në respekt të plotë të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe atij të prokurorisë, diskutuam mbi funksionimin e sistemit të drejtësisë në tërësi, sfidat aktuale dhe nevojën për përmirësim të vazhdueshëm në shërbim të qytetarëve.
Theksi i bisedës ishte te rritja e eficiencës, ulja e stokut të çështjeve, forcimi i standardeve profesionale dhe garantimi i aksesit real në drejtësi.
Ministria e Drejtësisë mbetet e angazhuar për të mbështetur, brenda kuadrit kushtetues dhe ligjor, çdo përpjekje që synon një sistem drejtësie më funksional, më të besueshëm dhe më pranë qytetari