-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA njoftoi për sulm iranian në Shqipëri/ PD: Begaj i paaftë për të mbledhur ‘Sigurinë’

Kryesoret

Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka akuzuar presidentin e Republikës, Bajram Begajn për mosmbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, pavarësisht paralajmërimeve të lëshuara që ditën e djshme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë për kërcënime të mundshme nga Irani.

Postimi i Gjunkshit

Presidenti i Republikës Bajram Begaj i paaftë për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare!
Ministri Mbrojtjes Ermal Nufi shfaqet a thua se është Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s!
Ambasada Amerikane në Tiranë jep alarm për sigurinë në Shqipëri, si pasojë e sulmeve të mundshme nga Irani.
Shteti shqiptar jep… qetësi artificiale.
Bajram Begaj nuk e mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Sepse, me sa duket, “rreziku” pret derisa t’i vijë radha në axhendë.
Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, na shpjegon që kjo është “rutinë”.
Rutinë?
A është ky zëdhënës i NATO apo thjesht po bën rolin e qetësuesit publik?
Në çdo vend serioz, një alarm i tillë sjell reagim.
Tek ne sjell justifikime. Asgjë më shumë. Në çdo shtet normal, Presidenti mbledh institucionet.
Tek ne, Presidenti pret… mos ndoshta “Sulltan Rama” ka ndonjë mendim tjetër.
Dhe kështu, ndërkohë që të tjerët paralajmërojnë,
këta administrojnë… heshtjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit