Detaje të reja janë zbardhur nga vdekja e 78 vjeçarit Gëzim Vija në fshatin Bulgarec, të Korçës.
Sipas policisë bëhet me dije se i moshuari është goditur në kokë me mjete të forta, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Të gjithë familjarët dhe të afërmit e 78-vjeçarit janë shoqëruar në komisariat, ku u janë marrë deklarime për konflikte të mundshme dhe situata të dyshimta brenda familjes.
Ndërkohë hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të vjedhjes me pasojë vdekjen pavarësisht se në banesën e viktimës nuk janë konstatuar vjedhje të hollash apo sende me vlerë, dhe vrasja për motive të tjera.
FOTO/ U gjet i pajetë në banesën e tij në Korçë, policia vijon hetimet









