“Djali im është ekzekutuar në Durrës. Për këtë çështje kam dhënë shpjegime para agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time. Kam ardhur vetë 2 muaj pas zhdukjes së Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022”. Kështu deklaroi pak ditë më parë Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt.
Por cfarë mendon ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari?
“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes.
Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha ai.









