Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në ‘facebook’ pasi një person me emrin Daut Hetemi ka komentuar në një postim të gazetarit Adriatik Kelmendi duke iu referuar Ramush Haradinajt si “vrasës i pasluftës e haraqegji”.
Daut Haradinaj ka thënë se autori i komentit bashkë me ata që përhapin shpifje të tilla do të përballet me drejtësinë në mënyrë të pakompromis.
Postimi i Haradinajt









