-sidi education-spot_img
20.4 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj për betejën e Baballoqit: Ndikoi në shtrirjen e luftës së UÇK-së!

Kryesoret

Kreu i AAK-së, në Kosovë, Ramush Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reagur lidhur me betejën e Baballoqit, i cili tha se kjo ngjarje hapi një epokë të re të historisë së luftës çlirimtare.

Postimi i Haradinajt

Beteja e Baballoqit, hapi një epokë të re të historisë së luftës sonë çlirimtare. Dita e 21 prillit 1998, përpos që nisi luftën frontale në Rrafshin e Dukagjinit, mobilizoi burra e gra që të rreshtohen nën emblemën e UÇK-së, kjo ndikoi që shtrirja e luftës çlirimtare të jetë masovike.
Dy vjet para Betejës së Baballoqit, më 1996, Armend Daci, studenti i dalluar nga Irzniqi i Deçanit, që ishte bashkuar në UÇK me Adrian Krasniqin dhe Edmond Hoxhën, do të binte në një atentat të organizuar nga forcat e pushtuesit në Prishtinë.
Në vitin 1999, në Bullaj të Marecit, do të binte heroikisht bashkë me shokët e plagosur, Afrim Vitia e Sokol Sopi, atdhetari i madh, luftëtari i dalluar, Isa Kastrati. Emrin e tij do ta nderonte në beteja deri në çlirim, “Brigada 172” e Zonës Operative të Karadakut.
Sa më shumë që afrohej liria, shteti serb intensifikonte terrorin ndaj popullatës civile.
Kujtojmë sot motrat dhe vëllezërit tanë që u ekzekutuan 27 vjet më parë në Grashticë të Prishtinës, 60 burra që u ndanë nga familjarët e tyre, të cilët kishin lënë shtëpitë në përpjekje për t’i shpëtuar dorës kriminale serbe. Në Nakaradë të Fushë-Kosovës, u shua e gjithë familja Mirena, 16 anëtarë të saj u vranë me një mizori që nuk përshkruhet. Në Dragaqinë të Suharekës, 11 pleq të fshatit u ekzekutuan pa mëshirë, ndërsa në Sopijë, 8 anëtarë të familjeve Ilazi dhe Sopa u vranë në shtëpitë e tyre.
Përgjithmonë të përulur dhe mirënjohës për ata që jetën ia falën lirisë së Atdheut.
I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit