Zbardhen detaje të reja nga procesi gjyqësor në Gjykatën Administrative lidhur me padinë e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të posaçëm Ols Dado. Veliaj kërkon pavlefshmërinë e dekretit të vitit 2008 të presidentit të Republikës së asaj kohe për emërimin e prokurorit Dado.
“A ëshë Ols Dado prokuror apo ajo? Këtë duam të dimë”- tha avokati i Veliajt, Plarent Ndrenca. “Nuk jam këtu as për mëshirë dhe as për dramën e familjes. Cfarë dëmi i kam shkaktuar Tiranës? Tirana u dëmtua nga çerdhet që bëra apo që mbolla pemë? Nesti Angonin nuk ekziston, nuk e di kë të kallëzoj” tha ai.
Sot beteja kundër prokurorit Ols Dado, Veliaj futet me pranga në gjyq (VIDEO)
“Unë nuk jam këtu për hakmarrje, as për dramën e familjes time dhe për atë që i ka shkaktuar ai familjes sime. Jam këtu për të treguar çfarë i ka shkaktuar kjo Bashkisë së Tiranës. Kur shoh njerëz që nuk kanë mbaruar magjistraturën dhe arrestojnë qytetarë. Jam i vetmi njeri që jam arrestuar nga dikush që nuk ekziston. Nesti Angoni nuk ekziston.
Unë jam kallëzuar për inceneratorët, dje fitova gjyqin për shpifje, me italianin. Kam frikë se e gjitha kjo është një intrigë. Kë ka dëmtuar Erion Veliaj në punën e vet? Ajo që më ngacmoi të bëja këtë padi, është i vetmi rast që afati 2 javor për të regjistruar një procedim nuk ështe regjistruar pas 7 muajsh, kur afati është 15 ditor. Kërcitën shumë gjëra në këtë proces.
Kjo s’ka lidhje me SPAK apo me reformën në drejtësi. 7 muaj regjistrim procedimi dhe me pas 1 vit tjetër regjistimi i emrit tim. Më është bërë një vetting i jetes sime. Më është hetuar jeta“ tha ai
Theksojmë se Veliaj refuzon të shkon në procesin penal në themel kurse sot zgjodhi të shkojë në cështjen civile.









