Gjatë seancës urgjente në Kuvendin e Kosovës, deputetja e PDK, Ganimete Musliu, ka ndërhyrë në mënyrë protestuese gjatë fjalës së kryeministrit Albin Kurti, duke i larguar mikrofonin.
Musliu e kritikoi Kurtin për performancën e qeverisë gjatë katër viteve të fundit, duke i thënë: Kthehu në temë kryeministër, sepse i ke pasë katër vjet me qeverisje dhe nuk e ke realizuar asnjë projekt.”
Kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, ndërhyri duke i kujtuar deputetes se “ka diskrecionin të vendos”. Megjithatë, Musliu vazhdoi të kërkonte që kryeministri të fliste për çështjen e naftës dhe të thërriste kabinetin qeveritar.









