Një operacion kundër trafikut të drogës në Itali ka çuar në arrestimin e 20 personave, ndërsa 19 të tjerë janë nën hetim.
Hetimet zbuluan një rrjet të organizuar ku ishin të përfshirë edhe shqiptarë.
Anëtarët e grupit përdornin hotele për qëndrim dhe bashkëpunonin me banorë lokalë për transportin dhe shpërndarjen e drogës.
Porositë bëheshin përmes aplikacioneve të mesazheve, duke përdorur numra të ndryshëm italianë.
Nga të arrestuarit, 19 janë shqiptarë dhe një italian. Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 38 mijë euro.









