Në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë qindra besimtarë u mblodhën për të marrë pjesë në Meshën e Vigjiljes së Pashkëve, një nga momentet më të rëndësishme të kalendarit liturgjik të krishterë.
Ceremonia e shenjtë u drejtua nga Arqipeshkvi Metropolit, Imzot Arjan Dodaj, i cili udhëhoqi lutjet dhe ritualet tradicionale të kësaj nate të veçantë.
Mesha nis në orën 21:45 dhe zgjati deri në orën 01:30 të mëngjesit të nesërm.
Mesha e Vigjiljes së Pashkëve simbolizon kalimin nga errësira në dritë, duke përkujtuar ringjalljen e Krishtit dhe duke sjellë mesazhe shprese, besimi dhe paqeje për të gjithë besimtarët.









