-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nesër protesta për gjuhën/ VLEN: Po punojmë për zgjidhje, BDI derdh “lot krokodili”

Kryesoret

Studentët shqiptarë kanë paralajmëruar protestë më 6 prill (nesër) në Shkup, duke shprehur pakënaqësinë ndaj mosofrimit të provimit të Jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe krahas asaj maqedonase. Ata kërkojnë barazi dhe zbatim të Ligjit të Gjuhëve, kërkesë  të cilën Ministria e Drejtësisë e refuzon

VLEN akuzon se BDI po përpiqet të shfrytëzojë politikisht një çështje që, sipas tyre, vetë e ka lënë të pazgjidhur gjatë kohës sa ishte në pushtet.

Nga kjo parti theksojnë se, gjatë pothuajse dy viteve në opozitë, BDI ka përdorur edhe shqetësimet e studentëve për interesa politike, ndonëse nuk ka arritur t’i adresojë ato kur kishte përgjegjësi qeverisëse.

“Për këto gati dy vite në opozitë, BDI nuk ka lënë gjë pa keqpërdorur, vetëm e vetëm për të shpëtuar lëkurën e vet politike, madje edhe shqetësimet e studentëve. Sot, pa asnjë kredibilitet moral, përpiqet të instrumentalizojë edhe një çështje që vetë e ka lënë peng.

E njëjta parti, me disa ministra të Drejtësisë, sot derdh lot krokodili për një problem që nuk e zgjidhi kur e kishte gjithë pushtetin në dorë. Njëkohësisht, është për t’u habitur se si, gjatë 20 viteve pushtet të BDI-së, kur arsimi u nëpërkëmb dhe shumë padrejtësi mbetën pa zgjidhje, nuk u pa as edhe një protestë.

Sidoqoftë, na vjen mirë që sot, me VLEN-in në qeveri, studentët dhe shoqëria në përgjithësi flasin më lirshëm dhe i artikulojnë hapur kërkesat e tyre. Kjo është dëshmi e një klime tjetër politike”, thonë nga VLEN.

Sipas tyre, të diplomuarit në juridik, të cilët synojnë ta japin provimin e jurisprudencës, kanë zhvilluar takime, vërejtjet e tyre janë dëgjuar dhe tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje sistemore.

VLEN njofton se është formuar një grup pune me ekspertë, i cili po shqyrton aspektet juridike dhe institucionale për të arritur një zgjidhje të drejtë dhe afatgjate për këtë çështje. Sipas tyre, problemet e trashëguara nuk zgjidhen me deklarata politike, por përmes angazhimit konkret dhe vendimeve të përgjegjshme.

Në fund, nga kjo parti theksojnë se, ndryshe nga BDI, e cila sipas tyre manipulon me problemet, VLEN është e përkushtuar për t’i zgjidhur ato, duke përmendur edhe raste të tjera që pretendojnë se janë adresuar gjatë qeverisjes së tyre.

“Padrejtësitë që i lanë zvarrë për vite nuk zgjidhen duke derdhur lot krokodili, por me punë, përgjegjësi dhe vendime konkrete.

Ky është dallimi mes nesh dhe tyre. BDI manipulon me problemet që vetë i ka krijuar, ndërsa VLEN punon për t’i zgjidhur ato. Ashtu siç zgjidhëm edhe çështje të tjera që ata i lanë peng, sikurse problemin e medresantëve, edhe këtë çështje do ta zgjidhim”, thonë nga VLEN./Zhurnal

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit