Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka zhvilluar një vizitë të papritur në Siri, ku u takua me homologun e tij Ahmed al-Sarra, ndërsa në fokus të bisedimeve ishin çështjet e mbrojtjes dhe zhvillimet në rajon.
“Ne ramë dakord të punojmë së bashku për të siguruar më shumë siguri dhe mundësi për zhvillimin e shoqërive tona. Diskutuam situatën në rajon dhe perspektivat për përmirësimin e saj, si dhe rrethanat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, u shpreh Zelensky pas takimeve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe mbështetjes ndërkombëtare.









