Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama, duke theksuar se ai është përgjegjës për bllokimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Sipas Berishës, vendet anëtare të BE-së po e pengojnë Shqipërinë për shkak të politikave të papërgjegjshme të qeverisë. Ai ka nënvizuar se Rama po mbron korrupsionin dhe vjedhjet e tij dhe të familjes së tij, ndërkohë që qytetarët shqiptarë po mashtrohen për procesin e integrimit.
“Edi Rama po mbron veten e tij, po mbron vjedhjet e tij, po mbron vjedhjet e tij familjare, vjedhjet e tij qeveritare,” ka theksuar Berisha, duke shtuar se “sa më shumë të njihet Rama nga Europa dhe bota, aq më shumë do ta neverisin, aq më shumë do ngrihen kundër tij”.









