Sali Berisha pas daljes nga SPAK në një dalje për mediat hodhi akuza të rënda ndaj gjyqtares Irena Gjoka.
Berisha e quajti Irena Gjokën një mashtuese në shtetin grek.
“Irena Gjoka është përzënë dy herë nga Greqia, për falsifikim dokumentash dhe kombësinë e saj, pasi është paraqitur si minoritare edhe pse është Myzeqare. Rama dhe Dumani mbrojnë Gjokën. Irena nuk është dënuar vetëm në Greqi, por ajo ka falsifikuar të paktën 5 herë, për formularët që ka plotësuar në ILD, për të cilën ka mashtruar shtetin shqiptar. Ajo mbrohet nga familja më mafioze në Shqipëri, familja Rama. Ajo ka fshuer apartamente dhe garazhde”, u shpreh Berisha.









