-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dmitry Peskov: Tensionet në Lindjen e Mesme po rriten vazhdimisht

Kryesoret

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka paralajmëruar për përshkallëzim të rrezikshëm të situatës në Lindjen e Mesme, duke theksuar se tensionet në rajon po rriten vazhdimisht dhe se situata ka dalë jashtë kontrollit.

“Po vërejmë se niveli i tensionit në rajonin e Lindjes së Mesme po rritet dhe vazhdon të rritet. Në fakt, e gjithë zona është në flakë”, deklaroi ai.

Sipas tij, zhvillimet e fundit janë pasojë e drejtpërdrejtë e agresionit ndaj Iran, duke i cilësuar këto si pasoja shumë të rrezikshme dhe me ndikim negativ në shkallë globale. “Konflikti është zgjeruar gjeografikisht dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm për pasojat që po sjell, përfshirë ndikimin shumë, shumë negativ në ekonominë botërore”, u shpreh Peskov.

Ai theksoi se lufta në Iran po përshkallëzohet jo vetëm në aspektin territorial, por edhe në ndikimin ekonomik, ndërsa e gjithë Lindja e Mesme po përballet me destabilizim të thellë si pasojë e sulmeve të përbashkëta amerikano-izraelite ndaj Republikës Islamike.

Ndërkohë, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shtuar tensionet me një reagim të ashpër në rrjetet sociale gjatë ditës së Pashkëve Katolike, duke paralajmëruar Iranin se mund të godasë objektiva strategjike si centralet elektrike dhe urat, nëse nuk rihapet ngushtica e Hormuzit.

I pyetur për këto deklarata, Peskov u shpreh se Rusia është në dijeni të tyre, por Kremlini preferon të mos komentojë drejtpërdrejt në këtë fazë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit