-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK zbardh hetimet për tenderat, korrupsioni dhe abuzimet që dëmtojnë zhvillimin

Kryesoret

Tenderat publikë në Shqipëri janë shndërruar në mundësi përfitimi të paligjshëm për individë dhe grupe që manipulojnë procedurat dhe pozitat zyrtare.

Hetimet e SPAK përfshijnë një gamë të gjerë sektorësh, duke nisur nga ndërtimi i ujësjellësve dhe rrugëve, projektet në universitete, deri tek investimet në ndriçim dhe infrastruktura të tjera publike.

Sipas dosjeve të hetuara, më shumë se 148 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe drejtues të institucioneve të ndryshme janë akuzuar për shkelje të barazisë në tendera, përfshirë edhe ish-zv.kryeministra dhe funksionarë të tjerë të lartë.

Derisa hetimet vazhdojnë, SPAK ka sekuestruar pasuri dhe llogari bankare të lidhura me shoqëri që janë përdorur për transaksione të dyshimta dhe për punime fiktive. Megjithatë, vetëm në disa raste ka pasur pasur sekuestrim pasurish, ndërkohë që hetimet përfshijnë gjithashtu një numër të madh subjektesh që kanë manipuluar tenderat për të përfituar kontrata të paligjshme.

Në vitin 2025, SPAK ka dërguar për gjykim 53 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të cilët akuzohen për manipulim të tenderave dhe përfitime të paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit