Vdekja e Majid Khademit, kreut të shërbimeve të inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit, u njoftua nga media shtetërore e vendit.
Sipas të njëjtës deklaratë, Khademi u vra nga një bombardim amerikano-izraelit.
Gjeneralmajor Khademi u vra në Iran “në agim” këtë mëngjes, tha Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) në një deklaratë të transmetuar nga agjencia e lajmeve Fars.
Funerali i gjeneralit iranian do të njoftohet më vonë, thuhet në deklaratë.
Khademi shërbeu si kreu i Organizatës së Mbrojtjes së Inteligjencës dhe Organizatës së Inteligjencës së Gardës Revolucionare./ Protothema









