-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gonzato takim me Gogu: Fokus në përmirësimin e sistemit të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit

Kryesoret

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, zhvilloi një takim me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, ku u diskutuan sfidat dhe nevojat që përballen institucionet e drejtësisë në Shqipëri.

Ky takim i rëndësishëm fokusohej në përmirësimin e efikasitetit të sistemit të drejtësisë, forcimin e garancive procedurale dhe thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Sot zhvilluam një takim të mirë me Ministrin e Drejtësisë, Toni Gogu, mbi sfidat kryesore me të cilat përballet sistemi i drejtësisë në Shqipëri. Në qendër të diskutimit ishte nevoja për të mbështetur sistemin e drejtësisë për të rritur efikasitetin, për të përmirësuar aksesin e qytetarëve shqiptarë në drejtësi dhe për të forcuar garancitë procedurale. Diskutuam gjithashtu se si Bashkimi Evropian mund ta mbështesë sistemin gjyqësor në arritjen e këtyre objektivave, duke forcuar njëkohësisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,” tha Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit