Sot, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) realizoi një aksion në qytetin e Vlorës, ku u prishën tre banesa të ndërtuara në mënyrë të paligjshme mbi kanalin e ujërave të larta. Ky aksion u realizua në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe me mbështetje të kryetares së Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini.
Mersini theksoi se ndërhyrja ishte e domosdoshme për lirimin e kanalit dhe rikthimin e kapaciteteve funksionale të tij, pasi këto ndërtime kishin penguar qarkullimin e ujërave dhe kishin shkaktuar përmbytje në zonat përreth. Ajo theksoi gjithashtu se aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri në pastrimin përfundimtar të kanalit nga çdo ndërtim të paligjshëm.
Bashkia e Vlorës siguroi se familjet që janë prekur nga ky proces do të marrin mbështetje sociale, përfshirë bonusin e banesës dhe mundësinë për përfitimin nga programet e strehimit social.
/5pyetjet.al









