Kryeministri Edi Rama këtë të martë nga takimi me sektorin publik për punësimin e të rinjëve ka folur edhe për administratën publike, duke thënë se na ka përfaqësuar me dinjitet edhe pse shpesh është gjendur nën trysninë e urrejtes dhe gjuhës banale të politikës.
“Falë presionit të madh që ka ky proces mbi një vend që do të bëhet anëtar i BE ne do të kemi një adminitratë dinjitoze që pa dyshim do të fillojë të gëzojë respektin e qytetarëve shqiptarëve, që me të drejtë janë skeptik jo për fajin e tyre po e kanë një perceptim siç e kam pasur edhe unë më parë, pasi llumi i kanaleve nga politika e ditës e bëjnë që informacioni nuk mund të vijë i padeformuar nga i gjithi ky presion, nga burimi i inoformacionit tek cili do qoftë që merr informacionin”, u shpreh Rama.









