Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi dhe deputetja Elda Hoti janë paraqitur këtë të martë në Gjykatën e Posaçme.
Bardhi është thirrur si dëshmitar në çështjen kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi. Teksa hyn në GJKKO , Bardhi u thotë gazetarëve: “Me qetësi se jemi dëshmitarë”.
Më herët kryetari i Bashkisë Tropojë Rexhë Byberi dhe zv.kryetari Abedin Kërnaja nuk kanë bërë kërkesë për gjykim të shkurtuar në seancën paraprake në GJKKO. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre.









