Brenda këtij muaji pritet të hyjë në fuqi skema e tarifimit për Tunelin e Llogarasë, duke i dhënë fund kalimit falas që ka qenë në fuqi që prej hapjes së tij dy vite më parë.
Për këtë ka reaguar deputeti demokrat Belind Këlliçi i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ish-zv/kryeministren e akuzuar për tunelin e Llogarasë Belinda Balluku.
“U zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!
Është njoftuar publikisht se qeveria po bëhet gati të vendosë traun, në tunelin e Llogarasë, mu aty ku me një të rënë të lapsit, Edi Rama avulloi 50 mln euro të shqiptarëve.
Tuneli i Llogarasë është një vend krimi financiar e korrupsioni të llahtarshëm.
Dhe pikërisht aty, Edi Rama që u mori taksapaguesve 50 mln euro, me aferën që mbrojti me 82 vota në Kuvend, tani do u marrë sërish para për të kaluar.
Nga 250 lekë për një kalim për autoveturat deri në 1000 lekë për makinat e mëdha.
Nuk mjafton që i ke vjedhur një herë qytetarët, tani do u fusësh prapë dorën në xhep.
Kjo tregon qartë se me Edi Ramën e keqja nuk njeh limite. Ai duhet larguar, me çdo mjet.
Bashkohemi me 17 prill në shesh, tregojmë se Shqipëria nuk është plaçkë në duart e Kryeministrit më të korruptuar në kontinent” shkruan ai.









