-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Armëpushimi me Iranin/ Shtëpia e Bardhë: Një fitore për SHBA!

Kryesoret

Marrëveshja për armëpushim me Iranin, e arritur me ndërmjetësimin e Pakistanit, përbën një “fitore” për Shtetet e Bashkuara, deklaroi mbrëmjen e së martës zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.

Në një reagim të publikuar në platformën X, ajo vlerësoi rolin e presidentit amerikan, Donald Trump, në arritjen e marrëveshjes.

“Kjo është një fitore për Shtetet e Bashkuara, e arritur nga presidenti Trump dhe ushtria jonë e jashtëzakonshme”, u shpreh Leavitt.

Ajo theksoi gjithashtu se vendimi i Trump ka bërë të mundur rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një zhvillim kyç për stabilitetin energjetik dhe tregtinë ndërkombëtare.

“Mos e nënvlerësoni kurrë aftësinë e presidentit Trump për të avancuar me sukses interesat e Amerikës dhe për të ndërmjetësuar për paqen”, shtoi zëdhënësja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit