-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kupa e Shqipërisë/ Dinamo barazon me Vllazninë, Elbasani dhe Egnatia luajnë 1-1

Kryesoret

Të mërkurën e 8 prillit, u luajtën dy ndeshjet e para të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, ku pati barazime të ngushta.

Në “Air Albania”, Dinamo dhe Vllaznia përfunduan në barazim 1-1. Shkodranët kaluan të parët në avantazh me golin e Bismark në pjesën e parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Dinamo kishte mundësinë të barazonte me penallti, por Bregu dështoi.

Vllaznia arriti të shënonte një gol të dytë, por ai u anulua për pozicion të parregullt. Në fund, Bregu mori hak nga penalltia e humbur dhe barazoi për Dinamon.

Në ndeshjen tjetër, Elbasani dhe Egnatia u ndanë barazim 1-1 në Rrogozhinë. Goli i Sotas për Elbasanin dhe ai i Ze Gomesh për Egnatian ishin ato që vendosën baraspeshën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit