Kryeministri Edi Rama ka vizituar një kompleks industrial në Durrës, ku janë të pranishme disa kompani që operojnë në sektorin e transportit, riciklimit dhe përpunimit industrial.
Gjatë këtij takimi, Rama theksoi rëndësinë e këtij sektori për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që mund të vijnë nga riciklimi i mbetjeve.
“Arsyeja pse ne jemi këtu, edhe me kamera, është për ta promovuar sa të mundemi shembullin më të mirë të ndërmarrjeve shqiptare, të cilat, ashtu si kjo ndërmarrje, që ka nisur me një ëndërr të madhe, por me mundësira jashtëzakonisht të kufizuara. Hap pas hapi janë kthyer në realitete mbresëlënëse, ku faktikisht shkohet nga mbetjet elektronike, te përpunimi i nivelit më të lartë i unazave dhe varëseve të arit”, tha Rama.









