Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë 8 prill Spitalin Rajonal të Lezhës, e shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Evis Sala.
Rama bisesoi me bluzat e bardha mbi kushtet e spitalit dhe ambiciet e qeverisë, që synon rritjen edhe të mëtejshme të pagave. Kreu i qeverisë deklaroi se rritja e pagave ka qenë domethënëse, sepse është rritur ekonomia.
“Ne po përpiqemi që mjekët të kenë një pagë dinjitoze. Rritja e pagave ka qenë domethënëse, sepse rritja e ekonomisë ka qenë domethënëse. Plus është edhe indeksimi i rrogave dhe marrja parasysh e vjetërësisë së punës. Tani ekonomia po na ndihmon, që të rrisim pagat për mjekët, mësuesit, ushtarakët etj. Spitali tashmë është modern. Mbaj mend se kur kam qenë herën e fundit, ka pasur probleme në infrastrukturë. Për Spitalin e Lezhës nuk kam konstatuar ankesa. Besoj se e keni krijuar një respekt, tek ata që shërbehen. Krijimi i shërbimit të kimioterapisë është diçka fantastike se do lehtësojë njerëzit. Ne kemi mjekë e infermierë shumë të mirë, por duhet bërë më shumë për menaxhimin”, tha Rama./ Klantv









