Në një takim të zhvilluar në një kompleks industrial në Durrës, kryeministri Edi Rama njoftoi përgatitjen e një skeme të re pensionesh, ku shteti do të mbështesë kursimet e qytetarëve.
Rama theksoi se kjo nismë ka për qëllim forcimin e sistemit të pensioneve dhe ofrimin e mundësive më të mira për qytetarët që duan të kursejnë për të ardhmen e tyre.
“Jemi duke përgatitur një skemë të re pensionesh. Duke u dhënë mundësi njerëzve që duan të kursejnë më shumë për pensionet, për të dhënë një kontribut, të cilin shteti do ta shoqërojë me të njëjtën shumë. Pra, nëse dikush do të nxjerr nga paga një euro për pensionin, shteti do të vendosë një euro tjetër. Kështu do bëhen dy euro dhe, natyrisht, kjo do të jetë e kombinuar,” tha kryeministri Rama.









