Në adresën e presidentit Donald Trump, kreu i BDI-së Ali Ahmeti ka dërguar letrën e publikuar më 3 prill lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend, të cilat sipas tij e rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit.
Ahmeti ka nisur letër edhe në zyrat e krerëve Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Italisë, të cilët i informon për heqjen e balancuesit, sfidat në institucionet që zbatojnë Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe kontestimin përpara Gjykatës Kushtetuese.
Me problematikën, është njoftuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute, por edhe të gjitha institucionet relevante ndërkombëtare, por edhe personalitete të ndryshme politike.
Ahmeti në letër ka shkruar se çdo përpjekje për ta relativizuar, reduktuar apo dobësuar statusin e gjuhës shqipe dhe të drejtën e përdorimit të saj është një përballje e drejtpërdrejtë me rendin kushtetues dhe nuk do të kalojë pa përgjigje./Alsat.mk.









