-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Balla: Jemi të gatshëm që t’u pranojmë propozimet, por jo me dhunë!

Kryesoret

Nga senaca e sotme plenare ka folur edhe kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Ju thoni se PS ju ka mohuar të drejtën të sillni iniciativa ligjore. Jemi të gatshëm që tu/a miratojmë propozimet por jo me dhunë. Për sa i përket procesit të integrimit ju keni përjashtuar veten”, u shpreh Balla.

Ndër të tjera Balla i tha opozitës se ne presionet nuk i hamë se populli na ka besur me 83 mandate.

Fjala e Ballës

Për të qenë të vërtetë në ato që themi dhe nuk duhet të marrim përsipër të themi gjëra pasi kemi ikur nga salla, zonja që sapo foli nuk ka qëndruar në mbledhjen e kryetarëve deri kur u ra dakord për kalendarin. Kur del në foltore thuaj të vërteta. Gjykata Kushtetuese kemi diskutuar që është në shkelje të ligjit të vet pasi deri në 25 mars duhet të kishte zbardhur vendimin, këtë kemi thënë dhe nuk kemi hyrë fare te pjesa e propozimeve të ndryshimeve të Rregullores.
Kemi rënë dakord zonja Tabaku për kalendarin dhe është e papranueshme të thuash të kundërtën, kur nuk ke qenë as në sallë.
Sa i përket mocionit me debat, jam dakord që duhej të ishte zhvilluar, por të mos harrojmë, se the këtu edhe për mocionin me debat për luftën ndaj krimit të organizuar, është mbajtur ky zonja Tabaku.
Ju thoni që mazhoranca ju ka mohuar të drejtën që të sillni iniciativa ligjore, atë të miratimit të tyre. E ndjek me kërshëri Bundestagun gjerman, nuk di që mazhoranca të miratojë atë që propozohet nga opozita. Nuk ndodh. Edhe këtu kam një propozim publik. Jemi gati t’ju miratojmë edhe ju propozime por jo me forcë e gërdufje, fillimisht na i prezantoni, t’i diskutojmë e më pas i miratojmë. Por sot, ju dashnorët më të rinj të integrimit, do ju jap faktin më domethënës, e kemi nisur legjislaturës në fund të shtatorit, prej asaj dite janë një sërë ligjesh që janë përafruar me legjislacionin e BE, 23 ligje, nuk gjendet një votë pro nga ju.
Me variantin: o pranojeni o ne… nuk ka. Nuk e bëjmë dot, me 83 mandate që na janë besuar më 11 maj, nuk i hamë presionet. Ju keni përjashtuar veten, nuk ju kemi përjashtuar ne.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit