Kryeministrja italiane Giorgia Meloni theksoi se Italia qëndron në krah të Libanit dhe sovranitetit të tij, duke u shprehur se “kemi mbështetur qeverinë libaneze dhe integritetin e saj territorial, si dhe angazhimin për çarmatimin e Hezbollahut”.
Ajo i bëri gjithashtu thirrje Izraelit që të shmangë përshkallëzimin e situatës, duke deklaruar se “kemi kërkuar vazhdimisht ndalimin e veprimeve ushtarake dhe garantimin e sigurisë së trupave të UNIFIL”.
Reagimi i saj vjen pasi forcat izraelite qëlluan me të shtëna paralajmëruese ndaj një autokolone italiane në Libanin jugor, incident që ka shkaktuar reagime të forta nga qeveria italiane.
/5pyetjet.al









