Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim sot (9 prill) me Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës, ku diskutoi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale dhe sfidat e situatës politike dhe ekonomike në vend.
Rama theksoi se fitorja e PS-së në këto zgjedhje është kyçe për të “ngjitur gurin” e Shqipërisë në majën e integrimit europian.
“Shteti shqiptar duhet të jetë i gatshëm për të kapur trenin e historisë dhe të vulosë integrimin në BE. Rrota e ka sjellë kështu dhe ne duhet ta kapim këtë mundësi,” tha Rama, duke iu referuar presionit të vazhdueshëm për të çuar përpara procesin e integrimit të Shqipërisë. Ai gjithashtu i quajti “barcaleta” pretendimet e opozitës për bllokimin e procesit, duke theksuar se vetëm një shtet mund të vë veto dhe se përparimi në negociata është në përputhje me procedurat.
/5pyetjet.al









