Deputeti i PD-së, Klevis Balliu, ka reaguar ndaj premtimeve të kryeministrit Edi Rama për strehimin, duke i quajtur ato si një fushatë propagandistike dhe të pambështetur në realitet.
Sipas Balliut, Rama vazhdon të premtojë pa dhënë llogari për veprimet e tij, ndërsa opozita ka ofruar zgjidhje të qëndrueshme me projektligje. Ai akuzon Ramën se e ka shndërruar mashtrimin në një praktikë të zakonshme të qeverisjes së tij.
Postimi i Balliut:
E paralajmërova mashtrimin e Ramës për strehimin
E pata paralajmëruar që në momentin kur prezantova projektligjin për strehimin: Rama do të dilte me një skemë premtimesh për ta përdorur si propagandë.
Dhe pikërisht kjo ndodhi. Rama doli me të njëjtën tezë, sepse për të mashtrimi është bërë mënyrë qeverisjeje.
Ai nuk ka problem të premtojë gjithçka, sepse nuk jep llogari askund. Ndërsa opozita propozon zgjidhje reale me projektligje, Rama përgjigjet vetëm me propagandë dhe premtime boshe.
Related