Ervin Demo, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor pas mbledhjes së qeverisë deklaroi se Këshilli i Ministrave ka hedhur hapin e parë për një program për të evidentuar hapësirat në qytete për parkimet. Më tej, ministri foli për Paketën e Maleve dhe Reformën Territoriale.
“Programi kombëtar i parkimeve do të evidentojë kapacitet në territor për ndërtimin e parkimeve të reja për të rritur funksionalitetin e qyteteve. Gjithashtu sot kemi kaluar 4 bashki të tjera prioritare për Paketën e Maleve.
Përsa i përket reformës territoriale duhet të fokusohemi tek kompetencat deri tani dhe cilësia në territor deri tani për qytetarët. Komisioni do të ketë modele të ndryshme që do të diskutohen” tha ai.









