-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kthimi i emigrantëve për Pashkë, Kapshtica përballet me fluks të lartë

Kryesoret

Pika kufitare e Kapshticës po përballet me fluks të shtuar lëvizjesh në prag të festës së Pashkës, teksa qindra emigrantë po kthehen në Shqipëri për të kaluar festat pranë familjeve të tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë në territorin shqiptar 7,475 shtetas, ndërsa kanë dalë 2,741, duke reflektuar një rritje të ndjeshme të hyrjeve në raport me daljet.

Autoritetet kufitare bëjnë me dije se fluksi është përqendruar kryesisht në orët e paradites, por situata paraqitet e menaxhueshme falë shtimit të sporteleve dhe punës me kapacitet të plotë për të shmangur radhët dhe vonesat.

Pritet që lëvizjet të vijojnë edhe në ditët në vijim, pasi periudha e Pashkës Ortodokse shoqërohet çdo vit me rritje të qarkullimit në pikat kufitare, veçanërisht në juglindje të vendit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit