-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Deti/ Hoxha: Shqipëria dhe Greqia do të përballen në gjykatën ndërkombëtare

Kryesoret

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha thotë se Shqipëria dhe Greqia do shkojnë në gjykata ndërkombëtare, lidhur me një marrëveshje për detin, ndonëse nuk dha datë një datë fikse.

Në një konferencë për mediat, Hoxha deklaroi se sot, të dyja vendet gëzojnë marrëdhëniet më të mira.

“Gjykata ka vendosur dhe kjo nuk diskutohet. Pas asaj, është bërë një punë e jashtëzakonshme nga paraardhësit e mi. Sot ndodhemi në marrëdhëniet më të mira me Greqinë. Nëse hapim kapitujt, kemi dakordësinë e 27 vendeve, edhe të Greqisë.

Kjo reflekton cilësinë e marrëdhënieve me Greqinë. Kam gjetur gatishmërinë për t’i çuar gjërat përpara. Demokracia nuk ka kufij, nuk ka limite. Për këto çështje, ne do të vazhdojmë.

Çështjet më të vështira, si marrëveshja e detit, së pari me Greqinë, ne kemi rënë dakord. Do shkojmë në gjykata ndërkombëtare. Për këtë kemi rënë dakord në parim, nuk mund të them një datë. Janë një sërë çështjesh që marrin kohën e tyre”, tha Hoxha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit