Kryeministri britanik, Keir Starmer ka bërë komente kritike ndaj presidentit të SHBA, Donald Trump, ndërsa e ka krahasuar atë me Vladimir Putin.
Gjatë një udhëtimi në Gjirin Persik, Kryeministri britanik tha se ishte i pakënaqur me ndikimin e luftës në Iran në koston e jetesës në vend.
“Jam i ngopur me faktin që familjet në të gjithë vendin shohin që faturat e tyre rriten e ulen për energjinë, faturat e bizneseve rriten e ulen për shkak të veprimeve të Putinit ose Trump në të gjithë botën.”, tha ai.
Starmer gjithashtu u nda nga presidenti i SHBA-së lidhur me sulmet e Izraelit ndaj Libanit, duke thënë se sulmet “nuk duhet të ndodhin”.
“Kjo duhet të ndalet, ky është mendimi im i fortë, dhe për këtë arsye, pyetja nuk është teknike nëse është shkelje e marrëveshjes apo jo. Nuk kemi të gjithë qasje në të gjitha detajet e armëpushimit. Le të jem shumë i qartë për këtë, ata gabohen.”, tha Starmer.
Komentet e kryeministrit britanik ka të ngjarë të dëmtojnë më tej marrëdhënien e tensionuar midis presidentit amerikan dhe NATO-s. është indinjuar nga mungesa e perceptuar e mbështetjes nga aleatët pasi SHBA-të dhe Izraeli filluan bombardimet ndaj Iranit gjashtë javë më parë.
Starmer po ashtu është përballur me sulme të përsëritura nga Trump pasi refuzoi t’i bashkohej luftës së tij dhe fillimisht i mohoi SHBA-së lejen për të kryer sulme nga bazat ushtarake britanike, përfshirë Diego Garcia, në Ishujt Chagos.









