-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mërnica i shpëton burgut përjetë për vrasjen e policit/ Lamallari: Akti lëndon familjen e të ndjerit!

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetin e tij facebook ka reaguar pas vendimit të gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia, duke u shprehur se kjo është shumë shqetësuese.

Siç e dimë efektivi i “Shqiponjave” Nevruz Cenalia u vra nga Azgan Mërnica në vitin 2024, pas një sherri të çastit se kush do të kalonte i pari me makinë në një rrugë të ngushtë të fshatit.

Postimi i Lamallarit

Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e efektivit të ‘Shqiponjave’ Novruz Cenalia ishte një sulm i hapur ndaj vetë shtetit dhe rendit ligjor. Një akt i tillë nuk lëndon vetëm familjen e të ndjerit dhe dekurajon kolegët në uniformë, por rrezikon të japë një mesazh të gabuar për këdo që guxon t’i kundërvihet ligjit dhe shtetit të së drejtës. Respektojmë pavarësinë e gjyqësorit, por presim që drejtësia të jetë e fortë dhe në lartësinë e përgjegjësisë që ka ndaj qytetarëve dhe ndaj atyre që mbrojnë rendin çdo ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit