Një pasdite e zakonshme në fshatin Verjon të Niklës është shndërruar në një tragjedi, kur Artur Cangu u gjet i vrarë me çifte në një ullishte të zonës.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes si Eduart Afmataj, banor i të njëjtit fshat dhe fqinj me babain e viktimës.
Autori është larguar nga vendngjarja dhe aktualisht policia është në kërkim të tij. Pavarësisht hetimeve, ende nuk ka një motiv të qartë për vrasjen, pasi nuk ka pasur dëshmitarë okularë që mund të ndihmojnë për të sqaruar konfliktin mes palëve.
Familjarët e viktimës dhe të autorit nuk kanë raportuar konflikte të mëparshme mes tyre, por hetimet paraprake sugjerojnë se vrasja mund të ketë lidhje me një mosmarrëveshje për pronën mes autorit dhe babait të viktimës.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
FOTO/ Ky është Eduart Ahmataj, autori i dyshuar i vrasjes në Nikël









