Kontrolli i Ngushticës së Hormuzit mbetet një çështje thelbësore dhe një pikë kritike në negociatat e drejtpërdrejta midis SHBA-së dhe Iranit, që po zhvillohen aktualisht në Islamabad.
Sipas “Financial Times”, Irani këmbëngul që të ruajë kontrollin e plotë mbi këtë rrugë ujore strategjike dhe të ketë mundësinë për të vendosur taksa për anijet që kalojnë aty. Kërkesa e Iranit për të ruajtur sovranitetin mbi ngushticën ka sjellë debate të ashpra dhe përplasje mes palëve.
Në këtë kontekst, negociatorët iranianë kanë hedhur poshtë opsionet për një “kontroll të përbashkët” të ngushticës, duke theksuar se nuk mund të pranojnë asnjë kompromis në këtë drejtim.
Pavarësisht takimeve të nivelit të lartë, përfshirë një mes zëvendëspresidentit të SHBA-së, J.D. Vance, dhe udhëheqësit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, shqetësimet për kontrollin e ngushticës vazhdojnë të dominojnë bisedimet.
Raportet e “Al Jazeera” sugjerojnë se negociatat mund të zgjasin gjithë natën, me të dyja palët që po përdorin mesazhe të shkurtër për të gjetur një pikë kontakti.
Në ndërkohë, delegacioni iranian ka pasur takime të ngarkuara me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, ndërsa gazetarët jashtë negociatave raportojnë një lodhje të dukshme dhe mungesë të përparimeve konkrete.









