Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi ndaj opozitës gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Partisë Socialiste në Lushnjë.
Ai ka theksuar se pretendimet e opozitës për bllokimin e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Europian janë “gënjeshtra me 7 gishta” dhe se akuzat e tyre janë të pavërteta, duke i quajtur ato “shumë gjysmë gënjeshtra dhe sajesa”.
“Ditën dhe natën ligjin e bën gënjeshtra, thashetheme, gjysmë e gënjeshtra, që është dhe pjesa më e madhe, sajesa. Përveç atyre që na kanë dhënë votën dhe mbështetjen, askush tjetër, nuk na e fal dhe nuk do t’ia di për atë fitore që morën dhe pse na zgjodhën. Por do sherr dhe shamata, thashetheme, llucë e baltë.”
Kryeministri theksoi se fokusi i qeverisë është avancimi i reformave dhe afrimi me qytetarët për t’i informuar mbi punët e qeverisë, duke përmendur gjithashtu nevojën për vazhdimin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
/5pyetjet.al









