Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS-së në Fier, komentoi akuzat lidhur me pengimin e integrimit dhe rritjen e korrupsionit në vend.
Ai theksoi se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm përgjegjësi e drejtësisë, por edhe e mirëqeverisjes, dhe shtoi se korrupsioni nuk është ai që dikton në Shqipëri.
“Lufta kundër korrupsionit nuk është thjesht çfarë bën drejtësia, ajo që bën drejtësia është pjesë e saj, por edhe atë që sot bën drejtësia nuk ka asnjë njeri që ta mohojë se është rezultat i reformës që ka bërë PS, që ne kemi pasur vullnetin të dorëzojmë shpatën e drejtësisë drejtësisë,” tha Rama. Ai gjithashtu shtoi se përballë sfidave të shumta që ka qeveria, opozita, sipas tij, po i përdor thashethemet dhe shpifjet për të bllokuar progresin e vendit: “Sa më shumë ata flasin për keq, aq më shumë fitojmë. Sa më shumë akuzojnë, aq më shumë ne fitojmë. Sa më shumë shpifin, aq më shumë fitojmë.”
/5pyetjet.al









