Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me fermerët e Lushnjës, ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për bllokimin e negociatave me Bashkimin Europian.
Ai theksoi se nuk ka asnjë pengesë reale në procesin e integrimit dhe kritikoi ashpër qëndrimet e opozitës, duke i quajtur ato përbuzëse ndaj shqiptarëve.
“Nuk ka se çfarë bllokimi të ketë. Duhet të jesh u lig. Janë të ligj, përbuzës ndaj shqiptarëve. I konsiderojnë budallenj. Kujtojnë se shqiptarëve u ka mbet ora te toka e xanun dhe merrni armët. Shqiptarët janë shumë më përpara se sa janë politikanët dhe gazetarët. Shqiptarët të japin ujë në bisht të lugës kur vjen puna te politika. Ça u bllokua? Nuk është bllokuar asgjë se janë negociata. Gjëja do ndodhi shpejt. Një gjë që negociojë sa vite do na lini që ti lemë fermerët tanë të adaptohen. Nëse hyjmë në 2030 më pak se 5 vjet, fermerët tanë nuk adaptohen dot. Do duhet të mbeten pa asgjë. Sa vite do na lini? Kjo është negociata. Kemi arritur të marrim premtim që sigurisht që do nënshkruhet se do shtyhet edhe 5 vjet të tjera lehtësie. Janë më pak se 10 vite, ikin shpejt.”









