Krezu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka kujtuar dëshmorët e komunës së Istogut, duke thënë se në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.
Postimi i Haradinjt
Istogu duhet të ndihet krenar me bijtë e vetë të cilët në luftën e fundit për liri treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu.
Në këtë ditë të dëshmorëve të kësaj komune, të cilët ranë nën emblemën e brigadës 133 “Adrian Krasniqi”, kujtojmë veprën heroike të tyre, ndër ta mësuesin Mustafë Blakaj, Abedin Dervishaj, Bujar Visoqi, Ismet Bicaj, Izet Shatri, Muharrem Vuthaj, Nezir Mujaj, Shaqir Tahiraj, Skënder Maraj, Xhafer Mehmetaj, Smajl Fetahaj, Xhafer Haskaj, Sylë Çeta, Qazim Hakaj, Nexhmedin Hakaj, Sami Gashi dhe Njomëza Lipaj, që ranë në Prillin e 1999 dhe vazhdon me dëshmorë tjerë deri në përfundim të luftës.
Related